TV LIVE
Teknologji
4 June 2024
“Miku më i mirë i njeriut” kthehet në një makinë vrasëse

Gjatë provave ushtarake në Kamboxhia, ushtria kineze prezantoi një qen robot me një automatik në kurriz që e shndërron “mikun më të mirë të njeriut” në një makinë vrasëse. “Mund të shërbejë si një pjesëtar i ri në operacionet ushtarake duke zëvendësuar njerëzit për të bërë vëzhgimet paraprake, të identifikojë armikun dhe të qëllojë shënjestrën”, shpjegon një ushtar i quajtur Chen Wei. Videoja e filmuar gjatë ushtrimit “Dragoi i Artë” 2024 tregon qenin robot duke ecur, kërcyer, qëndruar shtrirë dhe duke lëvizur mbrapsht, i kontrolluar në distancë nga një operator.

Në një moment, roboti udhëheq një njësi drejt një ndërtese të simuluar. Në një pjesë të videos, shihet edhe një pushkë automatike e montuar nën një dron me 6 rotorë që  demonstron atë që quhet “varieteti i pajisjeve inteligjente të pakomanduara” të Kinës. Përdorimi i robotëve qen në ushtri dhe dronëve të vegjël ajrorë nuk është diçka e re. Një video e publikuar vitin e shkuar prezantoi ushtrinë e qenve elektronikë në një ushtrim të  përbashkët me Kamboxhian, Laosin, Malajzinë, Tajlandën dhe Vietnamin që u realizua në muajin nëntor.



Të ndryshme
Më shumë