Thashethemet për orën e parë inteligjente FE të Samsung u shfaqën në prill, por ende kompania nuk e kishe konfirmuar se planifikon t’u ofrojë klientëve mundësinë për të zgjedhur një orë Galaxy më të përballueshme.
Me më shumë se muaj të mbetur deri në ngjarjen Unpacked të Samsung, e cila përflitet se do të zhvillohet më 10 korrik, tani ka më shumë detaje rreth Galaxy Watch FE, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në fakt, tani dihet se Galaxy Watch FE është e vërtetë dhe se Samsung do ta sjellë atë në treg shumë shpejt.
Informacioni vjen direkt nga Samsung, pasi kompania renditi Galaxy Watch FE në faqet e saj të internetit mbështetëse në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën Latine.
Megjithatë, asgjë tjetër nuk zbulohet në këto listime, kështu që detajet tjera në lidhje me orën mbetet të zbulohen më vonë.