TV LIVE
Sport
3 June 2024
“Numri tetë është i këtij djalit këtu”, Kroos zbulon trashëgimtarin e fanellës së tij

Toni Kroos i dha lamtumirën Real Madrid në mënyrën më të bukur. Gjermani, ishte një nga futbollistët më të duartrokitur nga tifozët madrilenë në sheshin e kryeqytetit të Spanjës, aty ku lojtarët festuan me qindra mijëra të pranishëm trofeun e Champions League të fituar ndaj Borussia Dortmund.

Mesfushori që do të “varë këpucët në gozhdë” pas Euro 2024, para tifozerisë madrilene zbuloi edhe trashëgimtarin e fanellës së tij me numër tetë. Kroos, deklaroi se Federico Valverde ishte i duhuri për të marrë fanellën e tij.

“Madrilenë ju dua shumë, këtë trofe jua premtova dhe e mbajta fjalën. Ju dua shumë të gjithëve, faleminderit për gjithçka. Kjo është shtëpia ime dhe kështu do të jetë gjithmonë. Kë doni që të veshë fanellën me numër tetë sezonin e ardhshëm?! Unë them ky djali këtu (duke iu drejtuar Valverdes), numri tetë është për të”, u shpre Kroos.



Të ndryshme
Më shumë