TV LIVE
Teknologji
3 June 2024
Së shpejti mund të jeni në gjendje të karikoni plotësisht telefonin për një minutë?

A dëshironi ta karikoni plotësisht baterinë e telefonit tuaj në një minutë?

Sipas një studimi të ri të gjetur në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS), një teknikë e zbuluar së fundmi nga Universiteti i Kolorados, mund të lejojë telefonat të karikohen 100 për qind në vetëm 60 sekonda.

Teknika e re bazohet në lëvizjen e joneve dhe superkondenstarorëve. Një jon është një atom që ka ngarkesë neto pozitive dhe një superkondensator përdoret për të ruajtur energjinë gjatë cikleve të ngarkimit dhe shkarkimit me rrymë të lartë, shkruajnë mediat e huaja.

Në një njoftim për shtyp, studiuesi Ankur Gupta zbuloi se ngarkimi dhe shkarkimi i energjisë do të jetë më i shpejtë nëse jonet lëvizin në mënyrë më efikase, duke bërë që telefoni të karikohet më shpejtë.

“Duke pasur parasysh rolin kritik të energjisë në të ardhmen e planetit, u ndjeva i frymëzuar për të zbatuar njohuritë e mia të inxhinierisë kimike në avancimin e pajisjeve të ruajtjes së energjisë”, tha Gupta.

Gupta shton: “Apeli kryesor i superkondensatorëve qëndron në shpejtësinë e tyre. Pra, si mund ta bëjmë karikimin dhe çlirimin e energjisë më të shpejtë? Me lëvizjen më efikase të joneve”.

Hulumtimi zbuloi gjithashtu se lëvizjet e joneve janë të ndryshme nga sa pritej sipas ligjit të Kirchhoff.

Por, ende nuk është e qartë se sa kohë do të duhet që ky hulumtim në laborator të bëhet teknologji që do të gjendet në telefonin tuaj.



Të ndryshme
Më shumë