TV LIVE
Sport
1 June 2024
Sonte finalja e Ligës së Kampionëve, Borusia Dormtund-Real Madrid

Sot në orën 21:00, në stadiumit mititk të “Wembley”-t do të luhet finalja e edicionit 2023/2024 të Ligës së Kampioneve.

Në fushë do të zbresin skuadrat e Borusia Dortmundit dhe Real Madridit, me synimin për të “rrëmbyer” edhe njëherë trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Gjermanët vijnë në finale pasi përshkuan një rrugëtim “ëndrrash”, duke filluar që nga grupi i “ferrit”, Grupi F, ku arriti të kalojë dhe të dilte e para, me ekipe si Milan, Newcastle dhe PSG.

Nga ana tjetër, Real Madridin e kemi mësuar të luaj finalet Ligës së Kampioneve. Pothuajse çdo vit ekipi madrilen gjendet në këto pozita, dhe fakti interesant është, që “Los Blancos” nuk kanë humbur asnjëherë një finale, me plot 14 të fituara.

Sot mund të kapin shifrën e 15 herëve kampion të Europës, nëse arrijnë të mposhtin “Murin e Verdhë”, por do ta kenë të vështirë.



Të ndryshme
Më shumë