TV LIVE
Teknologji
1 June 2024
SHBA kërkon ndalimin e përdorimit të tij, Tik Tok po klonon algoritmin origjinal

Rrjeti social Tik Tok i cili ka fituar një popullaritet të gjera po ndërton një kopje të algoritmit të tij origjinal në SHBA. Tik Tok po përballet me kritika të shumta për përdorimin e tij veçanërisht në shtetet amerikane.

Përpjekjet për të rindërtuar algoritmin e ri do të ndihmojë aplikacionin më të populluar të ndarjeve të videove të funksionojë në mënyrë të ndarë nga kompania mëmë, ByteDance, me bazë në Kinë. Ai do t’i mundësojë Tik Tok që të mbetet funksional edhe në rastin se mund t’i shitej ndonjë blerësi amerikan.

Fuqizimi i aplikacionit me më shumë se 170 milionë përdorues varet shumë nga klonimi i këtij algoritmi. Projekti që cilësohet si i ndërlikuar pritet që të marrë më shumë se një vit kohë për të përfunduar.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Reuters” drejtuesit e Tik Tok kanë informuar punonjësit për projektin gjatë një takimi të brendshëm të gjithëve. Ata kanë pasur ekipet e tyre ligjore dhe të pajtueshmërisë duke punuar për pengesat e mundshme.

Ligji që kërkon të ndalojë përdorimin e TikTok në SHBA duket se po i hap shumë probleme e kompanisë. Megjithatë drejtuesit e saj kanë deklaruar se deri tani nuk ka asnjë plan të mundshëm për shitjen e rrjetit social.

I quajtur “Mbrojtja e amerikanëve nga aplikacionet e kontrolluara nga kundërshtarët e huaj”, ligji kërkon që kompania mëmë e TikTok, ByteDance, të heqë dorë nga aplikacioni popullor i ndarjes së videove brenda 12 muajve ose të përballet me një ndalim total nga SHBA. Legjislacioni u miratua muajin e kaluar si krahas paketës së ndihmës së huaj për Izraelin dhe Ukrainën.

Nga ana tjetër kompania ka argumentuar se ligji i SHBA që kërkon ndalimin ose shitjen e aplikacionit Tik Tok është një ndalin “de facto”, i cili shkel Amendamentin e Parë. Ndërkaq kompania ka depozituar edhe një padi që kundërshton ligjin në të cilën pohon se afati kohor prej 12 muajsh për shitjen e aplikacionit ishte thjesht i pamundur dhe antiligjor. /tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë