Ngjarja që ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku e plagosur rëndë mbeti Edlira Shahu, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24. Jakup Shahu, 52 vjeç është autor i kësaj plagosje të rëndë me thike dhe është bashkëshorti i Edlira Shahut.
Çifti jetonte në kryeqytet dhe janë prindër të dy fëmijëve, ata shpesh kanë pasur konflikte dhe debate mes njeri-tjetrit si motiv ka qenë xhelozia.
Jakup Shahu është dënuar me 13 vite burg për vrasjen e një 28-vjeçari në Selitë të Tiranës në vitin 2011, për motive xhelozie. Jakupi ka vrarë me kallashnikovë Arjan Mejdanin.
Sherri mes njërit prej autorëve, Jakup Shahut dhe viktimës, Arjan Mejdani, ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre.
Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore.
Ndërkohë, në studion e emisionit të moderatores Evis Ahmeti ishte në panel si e ftuar gazetarja Anila Ahmataj, e cila tregoi detaje nga xhelozia e sëmurë e autorit të krimit.
“E ka telefonuar të bijën në 2 e gjysmë të natës, dhe i tha; Hajde se ta thera nënën. Kam parë një tmerr dhe frikë te fqinjët, të cilët kishin frikë të flisnin për ngjarjen. Po ashtu dhe për ngjarjet e shkuara. Ai kur doli nga burgu, shkonte te puna e saj dhe pretendonte ta ndihmonte për gjërat që ajo bënte, kishte krijuar skena aty dhe sherre për xhelozi. Ajo që më shqetëson është fakti se pse nuk e denonconin. Ai kur ishte në burg kërkonte që të kishte rroba të mira, donte rroba firmë.”, tha gazetarja. /BW