TV LIVE
Sport
30 May 2024
Asllani: Mezi e pres ndeshjen me Italinë

Pas publikimit të listës paraprake për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik.

Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.

Në një prononcim për fshf.org, Kristjan Asllani dhe Arlind Ajeti kanë treguar emocionet kuqezi në prag të finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Kristjan Asllani tregon se gjithmonë është një emocion i madh ftesa nga Kombëtarja dhe shton se po pret me padurim për të luajtur ndeshjet e Europianit, sidomos me Italinë.

“Është jë emocion i madh sa herë të thërret Kombëtarja shqiptare.

Do shkojmë me shumë dëshirë për të luajtur ndeshjet, janë shumë të bukura.

Mezi po pres, sidomos ndeshjen e parë me Italinë.

Ndjehem shumë mirë. Ka qenë një sezon shumë i mirë për skuadrën dhe për mua, pasi kam marrë shumë minuta këtë vit.

Tani kemi ndeshjet dhe shpresoj që të paraqitemi sa më mirë”- tha Asllani.



Të ndryshme
Më shumë