Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, Britania e Madhe ishte dhe është sot shteti më mik i Kosovës.
Sipas tij, Britania po të mos pengohej qëllimishit nga KFOR-i frances, në vitin 2000, e sidomos pas pastrimit etnik dhe masakrës kundër shqiptarëve të dastës 2 dhe 3 shkurt të atij viti, ushtria britaneze do t’i shpartallonte totalisht MUP-in, pramilitarët, ushtarakët, UDB-në dhe kriminelët serbë në veri.
“Pra, ushtria britaneze do t’i shkatërronte brenda 24 orëve bandat e Beogradit në veriun e Kosovës, por e penguan dhe nuk u lejua nga Franca dhe ushtria e saj në Mitrovicë”, thotë Miftari.
Miftari tregon edhe detaje se çfarë ndodhi në atë kohë.
“Disa herë në atë kohë, unë personalisht isha bartur ditë e natë… së bashku me njesi komando Gurkat dhe të SAS-it Britanez me helikopter transportues ushtarak (QINOKI) nga Prishtina në stadiumin e Mitrovicës. Çdo gjë ishte gati nga marrja e pozicioneve dhe posteve ushtarake sulmuese nga përmendorja e Muharrem Bekeshit, deri në Zhervanis e rrethinë, por Franca ishte kundër dhe kërcënoj edhe me luftë në mes forcave të NATO-s”, thotë ai.
Miftari përmend edhe emrat e shqiptarëve që ndihmuan KFOR-in francez në pengimin e KFOR-it britanez.
“Franca ishte aleate dhe pro-serbe, ku u ndihmua në hije edhe nga agjentët e tyre Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Agim Çeku, ky i fundit ishte një servil i të gjithëve, ishte një kukullë e sjellur qëllimisht në fund të luftës në Kosovë nga Xhavit Haliti…”, përfundon Naim Miftari./Bota Sot