TV LIVE
Nga Bota
29 May 2024
Brazil, rritet në 169 numri i viktimave nga përmbytjet

Është rritur në 169 numri i viktimave dhe në 56 numri i të zhdukurve në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Brazil, transmeton Anadolu.

Humbjet e jetëve dhe pronave janë në rritje për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur pas reshjeve efektive të shiut tre javësh në shtetin Rio Grande do Sul në jug të vendit.

Në një deklaratë nga Mbrojtja Civile e rajonit thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën është përditësuar në 169 ndërsa i të zhdukurve në 56.

Punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në 469 qyteza të prekura nga përmbytjet. Në disa qyteza ku ka rënë niveli i ujit, janë riparuar rrjetet e ujit dhe se popullata ka qasje graduale në ujin e pijshëm.

Vihet në dukje se ende 42 autostrada, urat dhe rrugët janë të përmbytura dhe se kthimi në normalitet do të marrë kohë.

Shpallja e situatës së katastrofës

Në një deklaratë më 3 maj, guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite tha se "Po kalojmë në një situatë tejet të jashtëzakonshme. Kjo nuk është një ngjarje kritike, por ngjarja më shkatërruese në historinë e rajonit".

Ai shtoi se për shkak të përmasave të mëdha të tragjedisë kanë shpallur "gjendje katastrofe" për 180 ditë dhe se po bëjnë përpjekje serioze për evakuimin e njerëzve nga zona e katastrofës.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inaico Lula da Silva i cili ka vizituar tre herë rajonin e prekur nga katastrofa, ka thënë se do ta rimëkëmbin sërish rajonin.



Të ndryshme
Më shumë