450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës kanë mbërritur, mëngjesin e sotëm, në portin e Durrësit me anijen turistike “Seaborne Quest”.
Anija turistike që eksploron kryesisht Mesdheun, është linja më e re turistike që i shtohet linjave të kroçerave dhe ndalet për herë të parë në vendin tonë, duke bërë Durrësin pjesë të tureve të saj.
Turistët janë kryesisht amerikanë, anglezë e kanadezë, ndërkohë që mes tyre ka filipinas, kilianë, indianë, malajzianë e australianë, etj.
Agjencia pritëse dhe autoritetet detare kanë marrë masat për pritjen e tyre dhe njohjen e siteve të Durrësit, Krujës, Tiranës, etj.