TV LIVE
Nga Rajoni
27 May 2024
“Dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë”, takimi me emigrantët në Milano, Rama: Shembëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga momentet në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano të Italisë. Rama shkruan se kjo është një videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë të cilët, sipas tij, janë një shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur në Shqipëri.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë, shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë e për shqiptarinë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Rama zhvilloi dje ndalesën e dytë të turit të takimeve të tij, kësaj here me emigrantët shqiptarë në Itali. Takimi u mbajt në pallatin e sportit në “Busto Arsizio” afër qytetit të Milanos. Më datë 2 qershor Rama do të jetë në Londër, ndërsa më datë 16 në Duseldorf.



Të ndryshme
Më shumë