TV LIVE
Teknologji
27 May 2024
MacBook i parë me ekran me palosje do të vijë në 2026

Më shumë detaje janë shfaqur rreth laptopit MacBook me ekran me palosje që Apple supozohet se po punon prej kohësh.

Një raport i ri nga Ming-Chi Kuo parashikon se Apple mund të shesë 1 milionë pajisje 20-inç me ekran me palosje në 2026, një ndryshim nga projektimi i mëhershëm në 2027.

Edhe pse spekulimet e kaluara kanë sugjeruar se Apple do të përdorë një panel 20-inç, Kuo thotë se Apple gjithashtu po konsideron një panel 18.8-inç.

Kur është i mbyllur versioni 20-inç shndërrohet në një MacBook 14 deri në 15-inç ndërsa pajisja 18.8-inç konvertohet në një MacBook 13 deri në 14-inç.

Për ndërtimin e ekraneve me palosje Apple po punon me LG në mënyrë që të eliminohet rrudha tek boshti i palosjes. Kuo thotë se pajisja do të ketë një procesor M5 i cili do të hyjë në prodhim në fund të vitit të ardhshëm.

Ishte analisti Ross Young i cili raportoi i pari në 2022 për një laptop me ekran 20-inç me palosje dhe u mbështet edhe nga Mark Gurman. Edhe media Koreane The Elec raportoi një pajisje të tillë.

/PCWorld Albanian



Të ndryshme
Më shumë