Këto pamje i dhurojnë fshatit të tyre çdo mëngjes, çifti i të moshuarve nga fshati Kloçë. Shyqyri Dulillari lindur dhe rritur në këtë fshat, ka mbi 7 dekada që punon në bujqësi. 81-vjeçari punën e ka nisur që në moshën 10-vjeçare duke mos i’u larguar kurrë këtij profesioni.
Së bashku me bashkëshorten e vet 78-vjeçare, punojnë pa përtim duke qenë çifti me simpatik dhe punëtor i fshatit Kloçë. Puna dhe dashuria për njeri-tjetrin i mban gjallë.
Shyqyriu nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria. Puna në vendin e vet e ka mbajtur më të shëndetshëm.
Në fshatin Kloçë pothuajse 80% e banorëve merret me bujqësi dhe blegtori. Një fshat me tradita të mbartura brez pas brezi, me njerëz punëtorë dhe mikpritës.
Gazetar Endri Axhi