TV LIVE
Teknologji
25 May 2024
Siguria në komunikacion: Cili vend në veturë është më i sigurti për transportin e një fëmije?

Ka skenarë të ndryshëm aksidentesh trafiku dhe sipas tyre ndoshta do të ishte e pamundur të përcaktohej vendi më i mirë për të transportuar një fëmijë me veturë.

Përplasjet anësore, përplasjet ballore, përplasjet nga ana e pasme, aksidentet gjatë hapjes së derës… secili prej këtyre shembujve rezulton në zona të ndryshme ndikimi.

Por ka edhe të dhëna statistikore, me të cilat merret Markus Egelhaaf, ekspert i organizatës gjermane Dekra, e cila merret me aksidentet në trafik.

Ai shpjegon se ulësja e pasme pas pasagjerit është më e mira për transportin e fëmijëve.

Është një vend larg trafikut (në rrugë me një korsi), pra ka pamje nga trotuari, kështu që është shumë më e sigurt për fëmijët të dalin jashtë, pra është shumë më e sigurt për prindërit që t’i lidhin fëmijët në automjete.

Ekspertët e Dekra-s përsërisin edhe atë që pohojmë: Mbërtheni saktë fëmijët tuaj në ndenjëse apo boosters.

Kjo është mënyra e vetme për t’i mbrojtur ata edhe nga incidentet më të vogla – si frenimi agresiv emergjent.



Të ndryshme
Më shumë