Sporti më i suksesshëm në Kosovë, solli edhe një medalje. Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Abu Dabi.
Për garuesen kosovare kjo ishte medalja e parë në një garë aq prestigjioze, kurse Kosova me këtë rast e siguroi medaljen e tetë të Kampionateve Botërore. E këto suksese s’kanë se si të mos e bëjnë krenar trajnerin e suksesshëm, Driton Kuka.
“Për një ditë të mirë. Xhudo po shkruan historinë e Kosoves. Spo e them unë por Federata Evropiane e xhudos! Laura është sportistja e pestë që po prek majat Botërore nga sporti i xhudos kosovare!”, shkroi Kuka, i cili e shpërndau një postim të Federatës Evropiane të Xhudos, e cila ia kushtoi këtë postim Laura Fazliut.