Një ngjarje tepër e rëndë është shënuar në Brazil. Një 16-vjeçar ka vrarë prindërit e tij dhe motrën pas një sherri.
Sherri ndodhi, pasi prindërit i morën adoleshentit celularin dhe kompjuterin. Pas asaj që ndodhi, vetë adoleshenti ka marrë policinë, duke thënë se për krimin ka përdorur armën e babait.
Djali kishte një raport jo të mirë me prindërit birësues. Edhe pasi ka kryer krimin, 16-vjeçari ka vijuar jetën sikur asgjë mos të kishte ndodhur.
Të tre trupat u gjetën tashmë në gjendje dekompozimi në shtëpinë e familjes, në lagjen Vila Jaguara.