TV LIVE
Nga Bota
21 May 2024
Stuhia e frikshme e lë qytetin polak të mbuluar nga breshri

Një stuhi breshëri la rrugët në qytetin perëndimor polak të Gniezno-s të përmbytura të hënën ndërsa stuhitë kaluan mbi vendin.

Pamjet e xhiruara nga transmetuesi privat TVN24, treguan automjete dhe njerëz që kalonin nëpër rrugët e përmbytura dhe breshëri që notonte në sipërfaqen e ujit.

Agjencia e motit në Poloni tha se stuhitë ‘të dhunshme’ do të vazhdojnë edhe të martën, me zonat e perëndimit dhe juglindjes të prekura veçanërisht nga breshri, shiu i dendur dhe erërat e forta.

Mot i ligë është duke mbretëruar edhe në shtete tjera evropiane, ku në Francë, Itali e Gjermani është raportuar për përmbytje.

Madje thuhet se erërat frynin me shpejtësi prej mbi 200 kilometra në orë – duke shkaktuar dëme materiale.



Të ndryshme
Më shumë