Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë një nga çiftet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Mbrëmë teksa qëndronin jashtë bashkë, Heidi i ka bërë një pyetje partnerit të saj.
Ajo e pyet aktorin që “nëse nesër në mëngjes çohet që është komplet e shëmtuar, a do rrinte prapë me të?”. Romeo i është përgjigjur “nëse do vazhdoje të qeshje kështu po”.
Por duket se Heidi nuk e ka besuar dhe duke qeshur i thotë se ‘kjo është rrena më e madhe’.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Tani që më ke njohur, nesër në mëngjes çohem që jam komplet e shëmtuar. Do rrije prapë me mua? I sinqertë
Romeo: Nëse do vazhdoje të qeshje kështu po
Heidi: Kjo është rrena më e madhe. Ka gënjyer Romeo Veshaj në Big Brother? Po
Romeo: Kjo është përgjigja jote
Heidi: E pashë në sytë e tu që ishte një jo
Romeo: Kur e pe për çfarë pyete
Heidi: Do rrije?
Romeo: Pse mos të rrija?
Heidi: Se syri ka nevojë për anën e vet