TV LIVE
Nga Rajoni
20 May 2024
“Tirana potencial të jashtëzakonshëm turizmi”, Tabaku: Primare mbetet iniciativa për tregun e përbashkët

Drejtues të industrisë dhe ekspertë nga Europa janë sot pjesë e një konference që po mbahet në Tiranë.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se Tirana ka potencial të jashtëzakonshëm për turizmin. Tabaku tha se primare mbetet iniciativa e tregut të përbashkët, duke vlerësuar kontributin e BE-së në promovimin e bizneseve në vendin tonë.

Jorida Tabaku: Tirana ka potencial të jashtëzakonshëm për turizmin. Primare është iniciativa e tregut të përbashkët. Për mua ekonomia është politika më e mirë e jashtme. Të fokusohemi tek reformat që çojnë përpara biznesin. Tregu i përbashkët rajonal, që është edhe synim i procesit të integrimit, nuk duhet që të jetë i orientuar as tek politika, por duhet të jetë orientuar tek biznesi. Ne po hartojmë legjislacionin që ta afrojmë atë me vendet e BE-së, por problemi qëndron tek zbatimi i këtyre ligjeve. Problem real janë edhe aksesi në treg, meritokracia.

Duhet të kemi linjizëm të politikave ekonomike, tregtisë, politikave të mjedisit. Kur ka investitor të huaj, e harroj se jam pjesë e opozitës, sepse fokusohem tek potenciali që ka Shqipëria dhe tek politikat ekonomike për të ardhmen. Duhet të jemi konkurrues në treg. Legjislacionin e BE-së ta vendosim në dispozicion të zhvillimit ekonomik.



Të ndryshme
Më shumë