Sot ka vdekur Fidan Arifi, i riu i cili në muajin prill pësoi aksident me motor.
Ai ishte duke u trajtuar, ndërsa për të është kërkuar edhe ndihmë financiare për shërim, por nga plagët e marra nuk ka arritur të mbijetojë dhe sot ka vdekur, transmeton Zeri.info.
Për vdekjen e tij kanë shkruar edhe familjarët e të ndjerit.
Njoftimi mortor nga familjarët:
Pa dyshim, të Allahut jemi dhe vërtet te Ai jemi duke u kthyer!
Ju njoftojmë të nderuar Familjar, shok. se sot ka ndërruar jetë Fidan Arifi (djali i dajës tim) varrimi i tij bëhet me datë 18.05.2024 me namazin e drekes në varrezat e fshatit Pogragjë.
Fidani pati një aksident por fatkeqsisht nuk mund ti mbijetoj, dua ti jem mirënjohës gjithsecilit që në çfarë do forme dha kontribut për shërimin e tij, do të mbetesh për gjithmonë në zemrat tona Kampion… Qofsh prej banorëve të Xhenetit!