TV LIVE
Nga Rajoni
17 May 2024
Hasani i kërkon Qeverisë t’i përmbushë zotimet që të thirret një mbledhje e re për t’u anëtarësuar në KiE

Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani, ka konfirmuar që sot ka dështuar përfundimisht të vendoset në agjendë të Komitetit të Ministrave pika për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. 

Hasani ka thënë se kjo është një mundësi historike e humbur për Kosovën që të ketë një vend të merituar në Këshill të Evropës dhe një zë më të fortë në formësimin e një Evropë të bashkuar dhe demokratike.

Ai ka thënë se është e nevojshme që Kosova të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë.

“Është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë”, ka shkruar Hasani.

Hasani shton se një gjë e tillë duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër mbledhje e Komitetit të Ministrave

“Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet Ministrash. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur atë që i kemi borxh popullit të Kosovës!”, ka përfunduar ai.



Të ndryshme
Më shumë