Ushtria amerikane ka përfunduar instalimin e një skele lundruese për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Për më shumë se një javë, asnjë ushqim nuk ka hyrë në dy kalimet tokësore kryesore kufitare në Gazën jugore. Kamionët që transportojnë ndihmat për Rripin e Gazës tashmë mund të hyjnë në enklavën e rrethuar nëpërmjet transportit ujor të mundësuar nga SHBA-të. Sipas amerikanëve, do të transportohen rreth 150 kamionë në ditë. Megjithatë, SHBA dhe grupet e ndihmës paralajmërojnë se projekti nuk është zëvendësim i furnizimeve tokësore që mund të sjellin të gjithë ushqimin, ujin dhe karburantin e nevojshëm në Gaza. Agjencitë e ndihmës thonë se po u mbaron ushqimi në Gazën jugore dhe karburanti po pakësohet. Në rreth 7 muaj luftë, kufizimet izraelite në kalimet kufitare kanë penguar dhënien e ushqimeve dhe furnizimeve të tjera të nevojshme. Para luftës, më shumë se 500 kamionë hynë në territor mesatarisht në ditë. /Alsat.mk