Skuadra e Baselit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Lausanne Ouchy në ndeshjen e raundit të 36-të në Superligën e Zvicrës.
Një moment ndodhi pas përfundimit të pjesës së parë ku si protagonist ishte mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, shkruan Indeksonline
Portieri i ekipit kundërshtar, Jeremy Vachoux provokoi tifozët duke shkuar në dhomat e zhveshjes – këtë detaj e vërejti lojtari shqiptar.
Kur, Xhaka pa portierin e Laussane duke duartrokitur tifozët e Baselit, ai iu vërsul menjëherë në tunel.
Nuk ka pasur ndonjë kacafytje mes tij edhe portierit pasi menjëherë vrapuan edhe pjesa tjetër e ekipit dhe e parandaluan këtë incident./Indeksonline/