TV LIVE
Nga Bota
14 May 2024
Udhëheqësit e rivalëve rajonal Turqisë dhe Greqisë takohen në përpjekje për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dekada të vjetra

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takuan në Ankara të hënën për bisedime të nivelit të lartë që synojnë rritjen e nivelit të marrëdhënieve midis fqinjëve konkurrues të Egjeut.

Sipas mediave të huaja, udhëheqësit e Greqisë dhe Turqisë u takuan të hënën për bisedime që synonin të nënvizonin përpjekjet e tyre për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dekada të vjetra, por ata zbuluan gjithashtu ndarje të thella mbi luftën Izrael-Hamas.

Ndryshe, Turqia dhe Greqia, të cilat janë anëtarë të NATO-s, kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për një sërë çështjesh, duke përfshirë pretendimet territoriale në detin Egje dhe të drejtat e shpimit në Mesdhe, dhe kanë ardhur në prag të luftës tri herë në gjysmën e fundit të shekullit të kaluar.

Një mosmarrëveshje mbi të drejtat e eksplorimit të energjisë në vitin 2020 çoi në “përballjen” e luftanijeve të dy vendeve në Mesdhe.

Ata ranë dakord dhjetorin e kaluar që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të fokusohen në fushat ku mund të gjejnë konsensus.

Lista e pikave në të ashtuquajturën agjendë pozitive përfshin tregtinë, energjinë, arsimin dhe lidhjet kulturore.



Të ndryshme
Më shumë