TV LIVE
Nga Rajoni
13 May 2024
Osmani: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja, angazhimi për drejtësi nuk do të ndalet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës në Prizren, duke thënë se qëllimi serb ishte shfarosja, përcjell Reporteri.net.

Në reagimin e Presidencës u tha të hënën se barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj shqiptarëve pa dallim moshe.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc. Barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosje. Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë”, thuhet në reagim.



Të ndryshme
Më shumë