TV LIVE
Nga Bota
13 May 2024
Brazil, rritet në 144 numri i viktimave nga përmbytjet

Është rritur në 144 numri i viktimave dhe në 125 numri i të zhdukurve në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Brazil, transmeton Anadolu.

Humbjet e jetëve dhe pronave janë në rritje për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur pas reshjeve efektive të shiut që prej javës së kaluar në shtetin Rio Grande do Sul në jug të vendit.

Në një deklaratë nga Mbrojtja Civile e rajonit thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 144 dhe i të zhdukurve në 125.

Numri i të plagosurve është rritur në 800 ndërsa i të prekurve nga përmbytjet ka kaluar 2.1 milionë ndërsa numri i të zhvendosurve ka tejkaluar 620 mijë.

Gjithashtu thuhet se 81 mijë persona janë pritur në kisha, shkolla dhe salla sportive dhe se vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

– Shpallet gjendje e katastrofës

Në një deklaratë më 3 maj, guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite theksoi se ende ka zona ku nuk kanë mundur të mbërrijnë.

“Po kalojmë në një situatë tejet të jashtëzakonshme. Kjo nuk është një ngjarje kritike, por ngjarja më shkatërruese në historinë e rajonit”, tha ai.

Ai shtoi se për shkak të përmasave të mëdha të tragjedisë kanë shpallur “situatë katastrofe” për 180 ditë dhe se po bëjnë përpjekje serioze për evakuimin e njerëzve nga zona e katastrofës.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inaico Lula da Silva i cili ka vizituar dy herë rajonin e prekur nga katastrofa, ka thënë se do ta rimëkëmbin sërish rajonin.



Të ndryshme
Më shumë