TV LIVE
Kuriozitete
13 May 2024
Arbëreshja nga Argjentina: Si u zhvendos familja nga Italia drejt Amerikës Latine

Arbëreshja nga Argjentina Angela Calima në një intervistë për emisionin ‘Profil’ të Greta Topjana në Euronews Albania ka treguar se si u zhvendos familja e saj nga Italia drejt Amerikës Latine.

Ajo theksoi se babai i saj u largua që në moshën 15-vjeç ndërsa tregoi dhe emocionet që përjetoi kur erdhi për herë të parë në Shqipëri.

“Babai im ka lindur në provincën e Kozencës por 15-vjeç është larguar drejt Argjentinës me prindërit e tij, për shkak se i frikësoheshin luftës. Ai ka lënë pas  këtë vend të bukur për Argjentinën, por pas 60 vitesh unë e risolla babin për herë të parë në Kalabri  ku kemi kaluar ditë të bukura.  Babai im ka  vizituar për herë të parë dhe Shqipërinë.

Kur pa Shqipërinë, u emocionua shumë sepse njerëzit ishin shumë të dashur dhe mikëpritës dhe u ndje si në vendin e vet. Unë kam vizituar dhe Krujën dhe kam blerë këtë varësen me shqiponjë por nuk kisha shumë informacion se çfarë kuptimi kishte. Mora vesh që kjo varëse simbolizon mençurinë forcën dhe progresin dhe ëkshtu vendosa ta marrë me vete”-tha ajo.



Të ndryshme
Më shumë