Sot në komunën e Dajtit po mbahen votimet për Kongresin e ri të Partisë Socialiste. Duke qenë se figuron i regjistruar në këtë komunë, kryeministri Edi Rama ka votuar për përzgjedhjen e delegatëve, në kuadër të asaj që njihet procesi i rienergjizimit të kësaj force politike.
Pasi përshëndeti simpatizues dhe anëtarët e kësaj force politike, Rama hodhi votën e tij në kuti dhe më pas u largua.
Edi Rama ka pasur një bisedë të shkurtër me deputetin e PS-së, Xhemal Qefalia. Partia Socialiste po zhvillon procesin për zgjedhjen e 950 delegatëve të rinj të Kongresit, të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë.