TV LIVE
Sport
11 May 2024
Inter me “5 yje”, thyen me “manita” Frosinonen, Inzaghi elozhe Asllanit: Është rritur shumë

Në shtëpinë e Inter ka ende “zjarr”, dëshirë për të bërë mirë në këtë fund sezoni, edhe pse në letër zikaltërit nuk luajmë për asgjë. Simone Inzaghi dhe stafi i tij po përpiqen të mbajnë të karikuar ekipin në këtë fund sezoni, duke bërë një rotacion të ndjeshëm, hodhi në fushë lojtarët më pak të aktivizuar si Kristian Asllani. Kjo zgjedhje rezultoi efikase, pasi Asllani me shokë thyen me “manita” Frosinonen, një sukses i pastër 5-0. Ylli kuqezi zhvilloi një ndeshje pozitive, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 6, por bëri një hap pas në krahasim me sfidën e fundit kundër Sassuolos.

Frattesi kaloi zikaltërit në avantazh në minutën e 18-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, mesfushori italian dhuroi një asssit të pastër për Arnautevic që dyfishoi shifrat. Inzaghi ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë peshat e rënda, por fillimisht ishte Buchanan që realizoi golin e tretë, të parin për të në Serie A. Lautaro Martinez realizoi golin e katërt në minutën e 80-të duke e dërguar në 24 numrin e golave këtë sezon. Katër minuta më pas ishte Thuram që me një zbritje të shpejtë realizoi dhe golin e 5-të për Inter. Në fund, Asllani mori një goditje duke e mbyllur sfidën i dëmtuar.

“Ishte një paraqitje optimale, kundër një skuadre që nuk e meritonte këtë rezultat. Mora përgjigje optimale nga djemtë. Asllani është rritur shumë, ka luajtur edhe në ndeshje të rëndësishme, është rritur shumë, ritheksoi Inzaghi në konferencë për shtyp.



Të ndryshme
Më shumë