TV LIVE
Nga Bota
10 May 2024
E frikshme në Shën Petersburg, autobusi me 20 pasagjerë “zhytet” papritur në lumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, kur një autobus me rreth 20 pasagjerë u zhyt në lumin Moyka.

Në videot e publikuara shihet autobusi duke lëvizur në një udhëkryq dhe duke u përmbysur papritur dhe përfundoi në lumë.

Shoferi i autobusit, i cili për një arsye të panjohur ka humbur kontrollin e mjetit, është arrestuar dhe po merret në pyetje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme ruse.

Ndërkohë, në vendin ku autobusi është “zhytur” është ngritur një operacion i madh shpëtimi, ku 69 persona dhe 18 makineri punojnë për të shpëtuar pasagjerët e autobusit dhe për t’i nxjerrë nga uji.



Të ndryshme
Më shumë