Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me rastin e Ditës së Evropës, shkallët e Arbërisë janë veshur me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian, raporton Express.
Rama ka thënë se rrugëtimi i Kosovës drejt BE’së është i natyrshëm dhe i pashmangshëm dhe se kjo është simbolika e këtij veprimi.
“Rrugëtimi jonë drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm dhe i pashmangshëm. Në Ditën e Evropës, i veshëm shkallët ikonike të Arbërisë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian si simbol i këtij rrugëtimi”, ka shkruar Rama.