Esat Geci, vëllai i Gani Gecit, ka postuar një fotografi ku shihet ish presidenti Ibrahim Rugova i përkulur para varrit të Fehmi Aganit.
Geci ka rikujtuar fjalët e Rugovës gjatë vizitës te varri i Aganit pas çlirimit.
“Presidenti Rugova u përul para varrit të tij dhe tha! Profesor Agani i vuri themelet e shtetit tonë, andaj do ti përulemi përherë para profesor Aganit dhe punës së pa lodhshme të tij për shtetin e Kosovës!”