TV LIVE
Nga Bota
6 May 2024
Presidentja e KE-së takon Macronin e Xi Jinping në Paris, diskutojnë për agresionin rus kundër Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Von der Leyen ka bërë të ditur se çështjet kyçe të diskutimit do të jenë ato me interes jetik për Bashkimin Evropian.

“Ne do të diskutojmë disa çështje kyçe me interes jetik për BE-në, duke përfshirë: Agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, situatën më të gjerë gjeopolitike si dhe si të ribalancojmë marrëdhëniet tona tregtare dhe ekonomike”, ka shkruar ajo.



Të ndryshme
Më shumë