Prezantuesi televiziv Robert Berisha ka zbuluar prapaskenat e largimit të tij nga Ferma VIP, një reality që transmetohet në Vizion Plus. Roberti u largua papritur disa javë më parë, pasi ishte publikuar një poster që paralajmëronte një koncert të tij të planifikuar më parë.
Por në atë që tregon Robert Berisha rrethanat kanë qenë më të komplikuara. Ai është shprehur se nuk kishte kontratë që të largohej nga formati i “reality shoë” pavarësisht publikimit të posterit që njoftonte se ai kishte planifikuar një koncert dhe që ishte publikuar nga Xhensila Myrtezaj.
Sipas Robertit, shkak i largimit të menjëhershëm ishte fakti se ai u mërzit shumë nga telefonata e vajzës së tij, dhe nuk mund ta përballonte, e për këtë arsye doli.
Ai gjithashtu, tha Xhensila Myrtezaj e kishte publikuar posterin në rrjetet sociale për të dëmtuar spektaklin ku ai merrte pjesë, për shkak se në të njëjtin program ishte edhe Bes Kallaku, me të cilin ajo është në një proces divorci.
“Unë pak po dyshoj me të tregu drejt, se organizatori më ka treguar se ia ka dërguar vetëm me e pa si poster, e i ka thënë (Xhensilës) mos e posto njëherë, se me Robertin nuk po kam kontakt, e menaxheri më ka thënë me e anulu se është futur më një reality shou. Ajo nuk ka pritur e ka postuar, po del që mezi nuk ka pritur ta postojë në Instagram një koncert”, tha Roberti.
I pyetur se a mendon se e ka bërë Xhensila këtë gjë, Roberti nuk hezitoi që të përgjigjet.
“Për Besin. Me mu nuk ka asgjë. Ka thënë hajt ta qes pak keq produksionin aty ku është Besi”, u shpreh Roberti në emisionin Sol.
Pas publikimit të posterit që lajmëronte se Robert Berisha ishte në një koncert dhe pas daljes së tij nga reality, u hodhën dyshime se gjithçka ishte e parapërgatitur me një skenar paraprak.