Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se sot kanë diskutuar për detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
Ai ka shkruar në “Facebook” se Spitali i Kryeqytetit, një projekt i shumëpritur do të bëj më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës.
“Spitali i Kryeqytetit po bëhet. Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit. Një projekt i shumëpritur që do të bëj më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës. Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian. Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të filloj ndërtimi”, shkruan Rama.