Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, të enjten rreth orës 16:25.
Lidhur me rastin Policia ka nisur hetime, derisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Policia rastin e ka cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur djalin e tij viktimën mashkull kosovar dyshohet pa shenja jete. Ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media