Kiara dhe Luizi u bënë prindër për herë të parë më 30.04.2024, datë që për ta do të mbetet më e rëndësishmja e jetës. Ka ardhur në jetë Luna Mari…
Kiara dhe Luizi u bënë prindër për herë të parë më 30.04.2024, datë që për ta do të mbetet më e rëndësishmja e jetës.
Ka ardhur në jetë Luna Mari Ejlli. Ditën djeshme çifti ka dalë në një “live” në Instagram, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë uruar.
Mes pyetjeve ka qenë edhe ajo për emrin e dytë të vajzës, “Mari”.
Luizi e ka shpjeguar se dy gjyshet e tyre quhen Mari dhe në nder të tyre tani vajza mban këtë emër.
“ Luna Mari se është Shën Mëria në radhë të parë. Është gjyshja e Kiarës e ka emrin Mari, por edhe gjyshja ime e ka emrin Mari”, ka thënë ai.