TV LIVE
Kuriozitete
30 April 2024
Këto janë vendet më të rrezikshme në botë për t’u vizituar në vitin 2024

Sudani i Jugut, Libia dhe Afganistani janë vendet më të rrezikshme në botë për t’u vizituar në vitin 2024, sipas rezultateve të hulumtimit të kompanisë “International SOS”.

Kompania publikoi një hartë interaktive që tregon se ku udhëtarët kanë më shumë gjasa të përballen me kërcënime sigurie bazuar në rrezikun e dhunës politike, trazirave sociale, krimit të dhunshëm dhe të imët dhe, këtë vit, ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Ndër vendet më të sigurta për t’u vizituar janë Grenlanda, Finlanda, Norvegjia, Islanda dhe Luksemburgu, dhe SOS International thotë se kërcënimet e sigurisë atje janë të papërfillshme. Në të kundërt, Libia, Sudani i Jugut, Siria, Ukraina dhe Iraku janë ndër vendet më të rrezikshme për t’u vizituar dhe këto vende renditen si me një rrezik ekstrem të sigurisë.

Në vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore të Venezuelës, Hondurasit dhe Haitit, rreziku i sigurisë për udhëtarët konsiderohet i lartë pas një rritjeje të vazhdueshme të krimit dhe trazirave. Norvegjia, Finlanda dhe Islanda, nga ana tjetër, janë shënuar si vendet me rrezik të ulët të problemeve shëndetësore dhe të sigurisë, që do të thotë se janë më të sigurtat së bashku me Zvicrën dhe Grenlandën.

Kur bëhet fjalë për shëndetin, vendet me rrezikun më të lartë të zhvillimit të problemeve ose sëmundjeve mjekësore përfshijnë vendet afrikane të Nigerisë, Sudanit, Libisë, Republikës së Afrikës Qendrore, Somalisë dhe Sierra Leones. Jemeni është përcaktuar gjithashtu si një vend me rrezik të lartë, siç janë Iraku, Siria dhe Koreja e Veriut.

Shumica e vendeve të përcaktuara si me rrezik të ulët të sëmundjes ndodhen në Evropë, Kanada, Shtetet e Bashkuara, Zelandën e Re, Australi, Afrikën e Jugut dhe Kili.

Këtë vit për herë të parë u përfshi një kategori që fokusohej në ndikimin e ndryshimeve klimatike në vendet e botës. Në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Itali, rreziku i ndryshimeve klimatike konsiderohet i ulët, por në vende si Nigeria, Republika Demokratike e Kongos dhe Siria, rreziku është shumë i lartë.

Ndërsa rreziku i ndryshimeve klimatike është i ulët për shumicën e vendeve evropiane, SOS International thekson se vala e të nxehtit të verës ka bërë kërdi në kontinent. Temperaturat ishin vazhdimisht mbi 40 gradë për ditë të tëra dhe turistëve në Romë u ra të fikët nga vapa.



Të ndryshme
Më shumë