TV LIVE
Nga Rajoni
29 April 2024
Kryetari i Zveçanit vendoset në objektin e Komunës

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka nisur punën në objektin e Komunës në Zveçan.

Mbledhjen e parë në objekt kryetari i komunës e ka mbajtur me drejtorët e drejtorive komunale.

Tutje bëhet e ditur se seanca e parë e Kuvendit Komunal të Komunës së Zveçanit, do të mbahet më 30 prill, në fshatin Lipë, njoftoi kryetari i komunës, Ilir Peci.

Ai ka thënë se seanca është thirrur një javë më herët andaj do të mbahet atje.

Peci tha se detyrën e tij tash e tutje do ta kryejë këtu, derisa u shpreh i përkushtuar të punojë të mirë te të gjithë qytetarëve të Zveçanit.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, nga radhët e PDK-së, ka dhënë betimin më 25 05 2023, ai i kishte fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura për kryetarë, të cilat u mbajtën në katër komunat veriore më 23 prill.

Në procesin e votimit që u mbajt të dielën e kaluar në veri nuk u arrit numri i nevojshëm i votave për shkarkimin e tij e të asnjërit prej kryetarëve.



Të ndryshme
Më shumë