Të paktën 22 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, të paktën pesë palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë humbën jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj shtëpisë së familjes al-Terturi në rrugën ”Abu Husayra”, në perëndim të qytetit të Gazës.
Si pasojë e bombardimit të avionëve luftarakë izraelitë ndaj shtëpisë që i përkiste familjes Hejazi në lagjen ”Sabra”, në jug të qytetit të Gazës, dy gra palestineze humbën jetën ndërsa disa të tjerë u plagosën dhe disa kanë mbetur nën rrënoja.
Gjithashtu, thuhet se të paktën katër palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit nga avionët luftarakë izraelitë të shtëpisë që i përket familjes Hatib në lagjen ”Al-Jenina”, në lindje të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Ndërkohë gjashtë palestinezë humbën jetën si pasojë e bombardimit të ushtrisë izraelite ndaj një shtëpie të familjes Hajavat në kampin e refugjatëve Al-Shabura në qendër të Rafah në të cilën qëndronin palestinezë të zhvendosur.
Më tej njoftohet se pesë palestinezë humbën jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në shtëpinë e familjes Abu Taha në Rafah.
Në Rripin e Gazës me një popullsi prej rreth 2,3 milionë banorësh, po përjetohet një katastrofë e madhe humanitare për shkak të pengesës për hyrjen e ndihmave humanitare dhe si pasojë e vazhdimit të sulmeve nga ushtria izraelite duke shënjestruar vendbanimet civile, spitalet, shkollat dhe strehimoret e palestinezëve të zhvendosur që nga 7 tetori 2023.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, 34.454 palestinezë, përfshirë të paktën 14 685 fëmijë dhe 9 670 gra u vranë dhe 77 575 u plagosën.
Ndërsa njoftohet se, nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur, se infrastruktura civile po shkatërrohet gjithashtu u vendosur në objektiv spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.