Elon Musk, konfirmon se roboti humanoid Optimus do të jetë në treg brenda vitit 2025. Sipas kreut të Teslas, fillimisht këta robotë do të vihen në funksion në fabrikat e grupit, dhe ideja është që ushtria Optimus të përdoret në zinxhirin e montimit, veçanërisht në veprimet më të rrezikshme që ende kryhen nga njeriu. Sipas mediave ndërkombëtare Musk ka përpshpejtuar kohën dhe e ka bërë të ditur gjatë një mbledhjeje me investitorë për të ardhmen e Teslas, që mund të fokusohet përveç se në prodhimin e automjeteve, edhe të robotëve njerëzorë. Në vitin 2022 kompania prezantoi gjeneratën e parë të robotit Optimus tashmë është publikuar edhe një video e një humanoidi teknologjik që palos diçka në mjediset e një fabrike. Tesla nuk është e vetmja kompani automobilistike që do integrojë robotët me sjellje njerëzore, por edhe Honda, Hyundai dhe Bmw.