Epoka e Jim Ratcliffe te Manchester United-i duket se ka filluar me anglezin që do bëjë ndryshimin e parë.
Sipas mediave gjermane, Ratcliffe thuhet se ka filluar bisedimet me trajnerin në largim të Bayern Munich-ut, Thomas Tuchel.
Tucheli theksoi se, nuk do të ndryshojë mendje rreth largimit, dhe se dëshiron të fokusohet në ndeshjet e mbetura me Bayernin.
“Kam një marrëveshje me klubin, e cila është komunikuar dhe finalizuar”, tha ai së fundmi.
Tucheli, pritet të largohet nga Bayerni në verë pas një sezoni dëshpërues për ta duke u eliminuar në Kupën e Gjermanisë dhe humbjen e titullit të Bundesligës nga Bayer Leverkuseni.
Ndërkohë, Ten Hag nuk e ka përmbushur pritshmërinë tek United. Aktualisht është në vendin e shtatë në Premier League. Skuadra e “Djajve të Kuq” rrezikon ta mbyllë sezonin pa një vend në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/