Në Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, kandidatja Kalterina Abazi Jusufi, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me titull: “Faktorët që ndikojn ne profitabilitetin e sistemit bankar në Republikën e Maqedonis së Veriut dhe vendet e përzgjedhura në Evropën Juglindore”.
Komisioni në përbërje, Prof. Dr. Mihail Petkovski -kryetar, Prof. Dr. Gjorgji Gockov-anëtar, Prof. Dr. Vladimir Filipovski-anëtar, , Prof. Dr. Elena Naumovska-anëtare, si dhe mentori Prof. Dr. Trajko Slaveski, të gjithë profesor në Falultetin Ekonomik - pran Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, komisioni e vlerësoi lartë punën hulumtuese shkencore të kandidates, duke potencuar se studimi në fjalë është një kontribut i çmuar për shkencat e ekonomisë.