TV LIVE
Nga Vendi
20 April 2024
Zgjedhjet Presidenciale/ Pendarovski: S’kemi nevojë t’i rinegociojmë marrëveshjet me BE-në dhe fqinjtë!

Kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, nga Buteli bëri thirrje për mbështetje të kandidaturës së tij, sic tha, që qytetarët të marrin garanca se Maqedonia e Veriut do të jetë vend evropian. Që të ndodh kjo, ai përsëriti hapat e domosdodhme që duhet t`i ndërmerr vendi.

“Maqedonia ka Kushtetutë të mirë, ku përfaqësohen të gjitha bashkësitë etnike. Do t`i futim edhe ata që nuk janë. Nuk kemi nevojë për Kushtetutë të re, nuk kemi nevojë të negociojmë për marrëveshje të reja me Greqinë dhe Bullgarinë, nuk kemi nevojë t`i rinegociojmë marrëveshjet me BE-në. Ne kemi nevojë t`i përmbushim obligimet dhe për katër a pesë vite të bëhemi anëtare fuqiplotë e BE-së, atje ku qëmoti meritojmë të jemi” – tha Pendarovski. /tvklan.mk/



Të ndryshme
Më shumë