Kosovari Valdrin Haliti është përfshirë në listën e Apple për identifikimin e gabimeve te serverët e tyre të kompanisë.
Ai është shprehur falënderues për mundësinë e angazhimit të tij dhe të të tjerëve për të adresuar çështjet potenciale të sigurisë në serverët e Apple.
Kompania ka shprehur mirënjohje për punën e tyre duke theksuar se meritat vijnë pasi çështjet janë identifikuar dhe adresuar me sukses. Haliti konfirmon figurimin e emrit të tij në listën e identifikuesve të gabimeve dhe njofton se emri i tij do të shfaqet prapë për një korrigjim tjetër që ka ndodhur për shkak të kontributit të tij në hulumtime dhe raportime në faqen zyrtare të Apple.
“Së shpejti, do të shfaqet emri im përsëri edhe për një korrigjim tjetër që ka ndodhur për shkak të hulumtimeve dhe raportimeve që i kam bërë në faqen e Apple. Që të dyja këto evidentime nga unë, do të mbesin të shfaqura përgjithmonë në webfaqen zyrtare të Apple”, shkroi ai në rrjetin e tij social Facebook. /Zëri