TV LIVE
Kuriozitete
15 April 2024
Po shikonte një shfaqje bashkë me të shoqen në kinema/ Sot 159 vite nga vrasja e presidentit të SHBA-së, Abraham Lincoln

159 vite bëhen nga vrasja e presidentit amerikan, Abraham Lincoln.

Lincoln vazhdon të mbetet dhe konsiderohet si një nga udhëheqësit më të dashur të SHBA-së, legjitimiteti i të cilit vazhdon të frymëzojë presidentët amerikanë dhe udhëheqësit botërorë.

Lincoln u vra përderisa bashkë me të shoqen po shikonte një shfaqje në kinemanë Ford në Uashington.

Ndërsa vrasësi i tij, John Wilkes Booth largohej nga skena e krimit, zotin Linkoln e çuan në një shtëpi pranë kinemasë, ku ai vdiq mëngjesin e së nesërmes.

Vdekja e tij ndodhi pikërisht në momentet kur ai po e udhëhiqte vendin drejt daljes nga Lufta Civile, gjatë së cilës u vranë mbi 620 mijë ushtarë amerikanë.

Presidenti Lincoln ndihmoi gjithashtu që t’i jepej fund skllavërisë në Shtetet e Bashkuara. Proklamata e Emancipimit e publikuar më 1 janar 1863 i hapi rrugën lirisë së afrikano-amerikanëve.

Ndërsa jeta e tij u pre në mes, legjitimiteti i Lincoln vazhdon të jetojë si një nga presidentët më të mëdhenj në historinë e SHBA-së. Për të janë shkruar më tepër libra se sa për çdo president tjetër amerikan. Fytyra e tij është gdhendur te monedha amerikane, ndërsa vlen për t’u theksuar se miliona njerëz e vizitojnë memorialin e tij në Uashington.



Të ndryshme
Më shumë