TV LIVE
Kuriozitete
15 April 2024
Përkujtohet sot në 100 vjetorin e lindjes Jup Kastrati në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

Sot, në 100 vjetorin e lindjes do të mbahet një aktivitet në përkujtim të profesorit dhe gjuhëtarit të njohur Jup Kastrati. Takimi do të mbahet me datë 15 Prill në orën 11:00 në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Jup Kastrati ka lindur në Shkoder, me 15 prill 1924. U shkollua në këtë qytet, djep kulturologjik i Shqipërisë. Më 1942 studioi pak kohë në Liceun Shkencor “Galileo Ferraris” në Torino.

U kthye shpejt në Shqiperi. Gjatë pushtimit italian, si antifashist, ka qenë i persekutuar, i burgosur, i internuar në “Campo Concetramento”, në kodrat e Tepes në Shkoder, pastaj është mbajtur si peng në Kosove, në burgun famëkeq të Prizrenit gjatë muajve korrik-shtator 1943.

Pas Çlirimit ka kryer studimet e larta në fakultetin e filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Tema e tij e diplomës titullohet: “Kontribute per studiumin e Ndre Mjedës” me 1958. U bë Doktor i Shkencave Filologjike më 1982 me dizertacionin “Historia e gramatologjisë shqiptare” (1935-1944) me 1500 faqe daktilografike.

Me 1987 i është akorduar titulli Profesor. Ka shërbyer në arsim 47 vjet. (1946-1993) nga të cilat 37 vjet në shkollën e lartë. Është një nga themeluesit e Institutit te Lartë Pedagogjik të Shkodrës, më 2 shtator 1957, dhe ka punuar shumë për krijimin e Universitetit te Shkodrës. Është dekoruar me urdhrat “Mësues i Popullit” si dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Ka qenë shef i Katedrës së gjuhes shqipe ne Institutin e Lartë Pedagogjik te Shkodrës me 1973-1990. Jup Kastrati ka mbajtur ligjërata shkencore në universitetet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Kalabrisë, Napolit, Salernos, Peruxhias, Nju Jorkut, etj. Është autor i shumë librave. Brenda viteve 1956-1999 ka botuar 35 libra. A.K./TemA



Të ndryshme
Më shumë