TV LIVE
Teknologji
15 April 2024
Sam Altman prezanton ChatGPT Enterprise te kompanitë e tjera të mëdha

Shefi ekzekutiv i OpenAl, Sam Altman, për një muaj ka pritur qindra drejtues të kompanive të Fortune 500 në San Francisko, New York dhe Londër, ku ai dhe drejtues të tjerë të kompanisë prezantuan shërbimet e tyre me Al.

Ngjarje si kjo thuhet të kërkojnë të rrisin të ardhurat e kompanisë në të gjithë botën, disa prej tyre potencialisht në shtëpinë e partnerit më të madh të OpenAl, Microsoft.

Bëhet e ditur se Altman i është drejtuar më shumë se 100 pronarëve në çdo qytet, sipas disa të pranishmëve që folën në kushte anonimiteti, shkruajnë mediat e huaja.

Në çdo takim, Altman dhe shefi operativ Brad Lightcap, kanë ofruar demonstrime të produkteve të tyre, duke përfshirë ChatGPT Enterprise.

Ndryshe, Microsoft si investitori më i madh në kompaninë e Altman, po ofron qasje në teknologjinë e OpenAl përmes platformës Azure.

Të pyetur se pse duhet të paguajnë për ChatGPT Enterprise nëse janë klientë të Microsoft, Altman dhe Lightcap thanë se pagesa ua mundëson përdoruesve të kenë qasje në modelet më të fundit me Al dhe më shumë mundësi për të marrë produkte të personalizuara.

Siç raportohet, OpenAl e vlerësuar së fundmi me 86 milionë dollarë, është përpjekur të shumëfishojë të ardhurat e saj që kur chatboti ChatGPT fitoi popullaritet të madh në vitin 2022.

Ndërsa përpiqet të krijojë produkte të reja, OpenAl vetëm javën e kaluar ka pranuar më shumë se 600 mijë regjistrime për ChatGPT Enterprise.



Të ndryshme
Më shumë