TV LIVE
Nga Rajoni
12 April 2024
Shiroka mahnitëse edhe për të huajt, Bashkia vendos 2 varka turistike në dispozicion të vizitorëve

Pika turistike e Shirokës është ndër të preferuarat e vizitorëve vendas e të huaj. Katër kilometër larg qytetit, në bregun e Liqenit të Shkodrës, rrëzë malit të lartë të Taraboshit, pika turistike e Shirokës është padyshim një nga më të veçanta që të josh për të qenë pranë saj.

Rasim Shahini është 60- vjeçari i cili prej vitesh e frekuenton Shirokën. Ndonëse aftësitë e tij janë të kufizuara, kjo nuk e pengon të kujdeset për të mirëmbajtur bregun e liqenit.

Klima dhe uji janë shumë të mirë. Nuk ka plazh më të mirë. Ka vite që e frekuentoj. Kur vi pastroj”, shprehet ai.

Krahas pushuesve vendas, së fundmi edhe të huajt janë tërhequr nga bukuria dhe klima që ofron kjo pikë turistike.

Ndërkohë Bashkia e Shkodrës ka sjellë 2 varka të veçanta turistike në Shirokë të cilat do të jenë në dispozicion të vizitorëve që duan të vizitojnë liqenin.



Të ndryshme
Më shumë